Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak. Mësohet se një burrë është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 në Shijak ku një 67-vjeçar i ka vënë flakën vetes në rrethana të rënduara psikologjike. Familjarët nuk mundën ta ndalonin.

Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Mësohet se 67-vjeçari ishte banor i lagjes “Kodër” në Shijak. Sipas familjarëve vuante nga depresioni prej disa kohësh.

Artikulli paraprakGRUAJA E HEKURT/ PROKURORJA KROATE TAKON KREUN E KLP
Artikulli tjetërTAHIRI KËRKON SEANCË TË HAPUR: S’KA SEKRETE, KENI TRAFIKUAR LAJME