Nje atentat me eksploziv ka ndodhur në Vlorë. Në lagjen 10 Korriku jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde eksplozive e për pasojë është dëmtuar në gjendje të rëndë një 33-vjeçar. Një shpërthim i fortë ka tronditur Lungomaren mesditën e kësaj të diele, ku i lënduar ka mbetur mbetur I.S 33 vjeç.

Shpërthimi i cili dyshohet të jetë një atentat, ndodhi në vijën e dytë të Lungomares, brenda një garazhdi në një zonë mjaft e populluar ku edhe banonte i riu.

Në këto momente 33-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, pasi ka marrë plagë të rënda në gjymtyrë. Sherbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT: DO HAMË MISH MË PAK, S’KEMI PARA
Artikulli tjetërMAKINA MERR PARA MOTORIN, DREJTUESI I TIJ DËRGOHET NË SPITAL