Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Mediat Helene shkruajnë se futbollisti, Nikos Tsumanis, është gjendur i vdekur brenda makinës së tij.

31-vjeçari është gjendur pa shenja jete, me duart të lidhura dhe me një rrip në qafë nga familja e tij. Policia dyshon se kjo është një vrasje, por ende nuk ka asnjë pistë mbi ngjarjen.

Pasi u raportua i zhdukur nga miqtë e tij, filluan kërkimet intensive për gjetjen e 31-vjeçarit duke zbuluar më pas trupin e tij të pajetë.

Nikos Tsumanis së fundmi ishte pjesë e Apollonit në kampionatin grek ndërsa ka qenë pjesë e të rinjve të Greqisë në vitin 2011

Artikulli paraprakSHKODËR, RRITEN KONTROLLET PËR KANCERIN E GJIRIT
Artikulli tjetërCOVID-19 NË KOSOVË, 2 VIKTIMA DHE 38 TË INFEKTUAR GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT