Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se në rrugën “Bab Rexha” është gjetur i vdekur brenda një kabine elektrike 40-vjeçari N. H.

Raportohet se burri është gjetur nga punonjësit e OSHEE dhe dyshohet se shkak i vdekjes është bërë kontakti me rrymën elektrike.

Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Artikulli paraprakAKSIDENT, PËRPLASET ME MAKINËN, PLAGOSET DREJTUESI I MOTORIT
Artikulli tjetërCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË JEP SHIFRAT E 24 ORËVE TË FUNDIT