Nje 7 vjeçar është mbytur në fshatin Iballë të Fushë Arrësit. 7 vjeçari ka shkuar për t’u larë në rezervuarin në Iballë, i vetëm por fatkeqësisht ka humbur jetën. Mësohet se i mituri ndodhej i vetëm në momentin kur ka shkuar për t’u larë por nuk ka arritur që të dalë më nga uji. Banorë të zonës si dhe familjarë kanë shkuar për t’i dhënë ndihmë por 7 vjeçari kishte ndërruar jetë. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të nxjerrë shkaqet e plota të humbjes së jetës të 7 vjeçarit nga Iballa. 7 vjeçari u largua nga shtëpia në orët e drekës dhe pasi nuk është kthyer ka alarmuar familjarët të cilët më pas kanë mësuar lajmin e hidhur.

Artikulli paraprakZBULOHET SPECIE E RE 247 MILIONË VJEÇARE, U IDENTIFIKUA SI AMFIB I PA HASUR MË PARË
Artikulli tjetërBE JEP 400 MILION EURO NDIHMË PËR SLLOVENINË