Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 16-vjeçar ka masakruar me thikë babain tij, 70-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00 në Kalyvia pranë Athinës. Mediat greke shkruajnë se policia ka shkuar në vendngjarje pasi janë lajmëruar nga e ëma e djalit, pasi ky i fundit e ka telefonuar dhe i ka treguar për krimin e rëndë. Konkretisht, 16-vjeçari ka debatuar me të atin dhe më pas ka marrë një thikë duke e goditur disa herë.
Sipas mediave greke, i mituri ka dëshmuar në polici se ajo që e ka shtyrë për të kryer vrasjen, ishte dhuna dhe abuzimi që kalonte nga i ati, ai bashkë me vëllain dhe nënën e tij. Ai ka treguar se për këtë shkak nëna dhe vëllai i tij më i madh u detyruan të largoheshin nga shtëpia dhe të jetonin diku tjetër.
16-vjeçari jetonte me të atin dhe priste që ai të rritej për t’u larguar edhe ai. Por ai nuk e duroi dot siç tha dhe e goditi me thikë në bark, gjoks dhe shpinë, duke e lënë të vdekur.