Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 27-vjeçar shqiptar i ka ndërprerë me dhunë shtatzëninë të dashurës së tij 19 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Zakynthos, ndërsa shqiptari është arrestuar nga policia greke.
Sipas mediave vendase, 27-vjeçari e ka marrë të dashurën në shtëpinë e tij, dhe aty e ka lidhur, dhunuar dhe e ka detyruar që të pijë kokrra aborti.
19-vjeçarja ishte 2 muajshe shtatzënë. Të nesërmen në mëngjes, 21 shkurt, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijën e ka abortuar.
Shqiptari është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, ushtrimit të dhunës dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij.