Mediat greke shkruajnë sot për një histori të dhimbshme të një vajze shqiptare, vetëm 16-vjeç. Bëhet fjalë për një vajzë me aftësi ndryshe e cila kishte shkuar në një spital në Amfissa për një kontroll tek mjeku. Por nga kontrollet mjekët kanë zbuluar se vajza ishte shtatzënë.
Vajza nuk ka qënë në gjendje të tregojë se kush e kishte abuzuar. Mjekët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.
Mediat greke shkruajnë se, ndërsa qëndronte e shtruar në spital vajza i është nënshtruar një testi ADN-jë falë të cilit u zbulua se priste një fëmijë nga babai i saj.
Mjekët u shokuan pas ngjarjes, ndërsa policia bëri arrestimin e burrit shqiptar pasi rezulntonte të ishte ai personi që kishte abuzuar me të bijën.
Pritet që tashmë ai të dalë para drejtësisë, ndërkohë që ngjarja ka lënë të shokuar fqinjët dhe ata që e njihnin familjen shqiptare.