Një ngjarje dramatike është shënuar në fshatin Mursi të Konispolit, ku një 70-vjeçar është kafshuar nga qeni i tij, duke marrë dëmtime të shumta në trup.
70-vjeçari Sotir Zisi është kafshuar në trup, fyt dhe krah, e për pasojë është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se si pasojë e dëmtimeve ka humbur njërin krah. Ngjarja ndodhi në banesën e tij, ku jetonte i vetëm i moshuar.
Ulërimat e tij janë dëgjuar nga banorët e fshatit, të cilët i kanë ardhur në ndihmë, por është dashur që të vrisnin qenin. Aktualisht, Zisi ndodhet në spitalin e Janinës në gjendje të rëndë.