E RËNDË NË MALËSI TË MADHE! DYSHOHET SE U HEDH NGA SHPELLA, POLICIA GJEN TELEFONIN DHE NJË FLETORE TË 48 VJEÇARES

730

Një 48-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur dhe ka humbur jetën në Malësinë e Madhe pas një denoncimi nga bashkëshorti për zhdukjen e saj. Policia bën me dije se shtetasja  Sh. H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021  dhe nuk është kthyer më.

Pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj, Njësia Administrative Gruemire , Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim pasi bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk është kthyer më.

Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër, kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, dhe pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën.

Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të mbërrijë edhe forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të shtetases Sh. H.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakCOVID-19 NË VEND/ RRITEN SHIFRAT E INFEKTIMEVE NË 24 ORË
Artikulli tjetërAKSIDENT, MAKINA DEL NGA RRUGA, HUMB JETËN 24-VJEÇARJA DHE PASAGJERJA