Një ngjarje e rëndë është shënuar në Napoli të Italisë. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë, se sanitari 38-vjeçar, Mariano Cannio, dyshohet se ka hedhur nga ballkonin një 4-vjeçar të quajtur Samuele.
I vogli ndërroi jetë menjëherë, pasi ra nga 20 metra lartësi, shkruajnë mediat. Fillimisht u mendua si ishte aksident tragjik, por hetuesit kanë zbardhur ngjarjen. Prindërit janë në shok dhe nëna e Samuele është 8-muajshe shtatzënë.
Punonjësi i familjes së të voglit, 38-vjeçari, Mariano Cannio, akuzohet për vrasjen e vogëlushit.
Mediat italiane raportojnë se ai kishte probleme mendore. Fëmija ishte në shtëpi me nënën e tij, e cila, në kohën e tragjedisë, ishte me sa duket në një dhomë tjetër. Kjo është edhe arsyeja pse në fillim u mendua se ishte aksident.
MARRË NGA BALKANWEB