Një i ri shqiptar në Amerikë është arrestuar pasi natën e ndërrimit të viteve qëlloi me thikën e kuzhinës nënën e tij 54-vjeçare.

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në Elmwood Park në New Jersey, ndërsa i riu i identifikuar si Emiliano Domi fillimisht pas ngjarjes u arratis, por më pas u arrestua, ndërsa gruaja u dërgua në spital.

Në dëshminë e saj ajo ka deklarua se në mënyrë të papritur u sulmua nga pas nga djali i saj. Rrethanat janë ende të paqarta, por autoritetet e zonës thonë se shqiptari ka pasur edhe histori të tjera të dhunës në familje.

Artikulli paraprak“E KAM MARRË VAJZËN ME VETE…”, GAZETARJA KUJTON NJË EPISOD TË VËSHTIRË NË PUNË
Artikulli tjetërKUSH DO TA MENDONTE? JA KU KA MBERRITUR VARIANTI “OMICRON”