Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një mësues amerikan, ka mbytur me litar gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, 2 qentë i ka vrarë me shkop bejsbolli si dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke varur veten.

Shtetasi amerikan Matthew James Wertz, 55 vjeç, rezulton se ishte mësues i gjuhëve të huaja në nje shkollë private në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tij të marrë me qira ku jetonte me bashkëshorten në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.

Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit i vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane dhe 2 qentë. 55-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.

Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.Viktima kishte lënë edhe një letër lamtumire për babanë. Mësohet se në letër shkruhej: “Më fal, nuk ia dola dot.”

Ngjarjen e ka zbuluar drejtori i shkollës, pasi amerikani nuk ka shkuar në shkollë. Kur ka hapur derën ka gjetur trupat e pajetë dhe ka njoftuar policinë.

Është bërë kqyrja e kufomave si dhe është sekuestruar si provë dhe një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori. Po kështu janë sekuestruar dhe dorëshkrimet e mëparshme, një shkop bejsbolli dhe 4 laptop.

Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë. Ndërsa të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Informacioni paraprak i ores 18:44

Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak“10 PARQE NË 10 DITË”, RAMA FTON QYTETARËT T’I BASHKOHEN NISMËS SË AGJENCISË SË ZONAVE TË MBROJTURA
Artikulli tjetërVRASJA ME ARMË ZJARRI E TË RINJVE NË VELIPOJË, ARRESTOHEN DY PERSONA