Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 32-vjecare ka hedhur në lumë djalin e saj 8 ditësh.

Një foshnje vetëm disa ditëshe nuk ka mundur të gëzojë jetën, pasi nëna e tij vendosi t’ia merrte në mënyrën më makabër. Policia kishte marrë informacion se mbrëmjen e djeshme, 32-vjeçarja, kishte braktisur fëmijën e saj 8-ditëshe dhe kishte raportime se do e hidhte në lumin Kir. Pas informacioneve të marra, uniformat blu kanë nisur kërkimet, por për fat të keq nuk arritën që ta parandalonin si ngjarje. Pas kërkimeve të kryera gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin u gjet i pajetë, trupi i foshnjës.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të paqarta, teksa ndaj të resë rëndon për veprën penale “Vrasja me dashje”. Ajo është arrestuar nga policia dhe pritet të merret në pyetje, për të kuptuar më shumë për këtë ngjarje të rëndë.

 

Artikulli paraprakMINISTRJA E JASHTME KONFERENCË ME KRYENEGOCIATOREN ME BE: ÇELJA E NEGOCIATVE ISHTE KURORËZIMI I NJË PUNE TË MADHE
Artikulli tjetërMESHA E SHENJTË NË DITËN E UJIT TË BEKUAR