Një familje prej 8 anëtarësh në lagjen “Liria” në qytetin e Shkodrës është e rrezikuar në cdo moment sepse banesa e tyre rrezikon që të shembet.
Nje pjesë e shtëpisë ka pësuar carje, ndërkohë në njërën prej dhomave tavani është shembur por fatmirësisht në atë moment anëtarët e familjes kishin qënë duke qëndruar në dhomën tjetër.
Kryefamiljarja Drita Shkallina shprehet se po jetojnë me ankth pasi rreziku se banesa e tyre mund ti zërë brenda është më afër se kurrë
Drita tregon se sapo bashkëshorti i saj nisi të ndërtonte një shtesë brenda territorit të ligjshëm që disponon familja punimet u pezulluan nga policia e cila e ka shoqëruar për disa orë në komisariat Bashkim Shkallinën ndaj të cilit ka nisur procedim penal për ndërtim të paligjshëm.
Shtëpia ku familja jeton është me dokumentacion të rregullt , ndaj Drita Shkallina kërkon që puna për ndërtimin e një shtese të vazhdojë sipas procedurave dhe rregullave.
Prezenca e fëmijëve vjen si një apel për ndihmë ndaj kësaj familje, e cila teksa jeton në kufijtë e varfërisë tashmë mbetet edhe e rriskuar si pasojë e rrezikut që iu shkakton banesa gati në të shembur.