Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Çermë të Lushnjës.
Tre persona, gjyshi me nipin dhe mbesën, kanë mbetur të plagosur, pasi mjeti bujqësor në të cilin ndodheshin është përmbysur dhe i ka zënë poshtë.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.
Ajo është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.