E rrallë dhe e bukur, tre ish-presidentët shqiptarë, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu e Fatmir Sejdiu po pinë kafe së bashku në Prishtinë.
Bashkë me ta është edhe zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, shkruan Indeksonline.
Takimi i ish presidentëve nuk është i rastësishtëm. Ata do të jenë ligjërues në një ligjëratë që mbahet sot në Prishtinë me temën, “Përvoja e ish-presidentëve në udhëheqjen e politikës së jashtme”.