Ngricat që kanë përfshirë vendin kanë sjellë edhe një fenomen të rrallë në bashkinë shkodër dhe disa prej njësive administrative të saj.
Temperaturat e ulëta kanë ngrirë një pjesë të madhe të sipërfaqes së lumit kir. Nga ajo që mbajnë mend banorët e zonës, një situatë e tillë ka ndodhur vetëm gjatë viteve ’60 dhe në dimrin e vitit 1985.
Sipas asaj që thonë banorët, sipërfaqja më e madhe e ngrirë deri tani është në afërsi të Urës së Mesit në njësinë administrative Postribë, ndërsa segmentet me ngrica të pjesshme janw tw pranishme deri në qytetin e Shkodrës.