Një 16-vjeçar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të jë bashkëmoshatari të tij duke e lënë të plagosur. Shkak për ngjarjen ka qenë një sherr i nisur në rrjetet sociale.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit. Një 16-vjeçar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të jë bashkëmoshatari të tij duke e lënë të plagosur.

Policia ka mbërritur menënjerë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori i mitur është dorëzuar pa bërë rezistencë. Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një sherr mes dy të rinjve në rrjetet sociale ku nuk kanë kursyer as sharjet ndaj njëri-tjetrit.

Ata ishin takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por situata ke degraduar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur tjetrin.

Artikulli paraprakARRESTOHET GRUPI I SHANTAZHUESVE SHQIPTARE
Artikulli tjetërBASHA-FLECKENSTEIN, BASHA :NË KRAH TË QYTETARËVE NË ÇDO PROTESTË