Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili, tha se do ta shkarkojë atë nga posti me parlamentin ekzistues.

Në një konferencë për shtyp, Meta e konsideroi deklaratën e Ramës “shashkë” që përpiqet të largojë vëmendjen nga 88 mijë vota të pavlefshme që sipas Metës duhet të hetohen, pasi aty luhen disa mandate. Ai theksoi se do të jetë President deri më 24 korrik të vitit 2022.

“Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen nga mbi 88 mijë vota ta pavlefshme që janë atje dhe që duhen parë se si janë bërë të pavlefshme një pjesë e madh e tyre sepse nuk ka statistikë të justifikojë këtë rekord pavlefshmërie.

Mund të lëvizin shumë mandate në gjithë këto qarqet, ne duhet ta mbajmë vëmendjen këtu. Më 24 korrik 2022, këtu do e bëjmë konferencën e fundit për shtyp sëbashku.

Këtu përqendrohuni, të respektohet deri në fund çdo votë, të numërohet dhe rinumërohet dhe në këtë moment të kenë shumë kujdes, asnjë përpjekje për të mbuluar çdo lloj krimi që ka ndodhur”, tha Meta.

Artikulli paraprakSMS-TË FYESE NË EMËR TË PRESIDENTIT, META KËRKON NDJESË: JANË DËRGUAR NGA NJË GRUP KRIMINAL
Artikulli tjetërSHKODËR, MYFTINIA: DËMTIM NJË PJESE TE XHAMIA E RUSIT