Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një deklaratë për mediat pas seancës dëgjimore që u zhvilluar për kreun e SPAK. Gjatë fjalës së saj Kim tha se ka pasur shumë teori konspirative, duke shtuar se prioriteti i SHBA është drejtësia.

“Ka shumë teori konspirative. Dua të shpjegoj përse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për SPAK. Erdha për të thënë që është një moment i rëndësishëm. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA-të kanë qenë të drejtpërdrejta me shtetin shqiptar. Ju e dini se unë nuk jam një person që i bëj gjërat e fshehta.Është bërë shumë përparim, shumë njerëz meritojnë meritë për këtë duke filluar nga qeveria e vendit. Merita i shkon edhe opozitës dhe kritikëve që e mbajnë qeverinë të ndershme, sepse kjo është puna e tyre. Merita i shkon medias dhe qytetarëve që ndjekin procesin. Puna e SHBA në këtë proces është t’ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi, ju duhet ta doni ndryshimin më shumë se ne.”, tha ajo.

Artikulli paraprakVLLAZNIA BIE EDHE NË KAMËZ, ARD MEMA E NIS ME FITORE TE KASTRIOTI, PËRFUNDON MAGJIA E SHPËTIM DUROS ME EGNATIAN
Artikulli tjetërDREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT LAJMËRON NJË SERE NDRYSHIMESH NË STRUKTURAT QENDRORE DHE VENDORE TË POLICISË