Në “Dacia Arena” të Udines Juventus do të tentojë sot të marrë tre pikët e radhës në “Seria A”, për të shkuar te statistikat e frikshme 8 fitore në 8 ndeshje. Përballë bardhezinjtë do të ketë një ekip të egërsuar, pasi në dy sfidat e fundit Udinese njeh vetëm humbje.
Gjithsesi i vetmi aspekt nga mund të vuajë ‘zonja e vjetër’ është Cristiano Ronaldo, “ylli” portugez që kohët e fundit po përballet me akuzën e një përdhunimi.
Ndërkohë Roma pas startit të dobët të kampionatit do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në transfertë kundër Empolit. Skuadra verdhekuqe vjen pas një goleade në “Champions” kundër Plzen dhe duke u nisur nga atmosfera do të kërkohen me patjetër tre pikët.
Në “La Liga” Real Madrid do të kërkojë sot të ndërrojë faqe, pasi “galaktikët” vijnë pas dy ndeshjeve pa fitore në kampionat dhe disfatës në “Champions”.
Ky është moment më i mirë për ta bërë diçka të tillë pasi skuadra e Lopetegit në 12 transfertat e fundit kundër Alaves ka fituar 10, ndërsa ka barazuar 2.
Në “Bundesligë” edhe Bayern Mynchen pa kalon një minikrizë. Skuadra e Kovaç nuk njeh fitore prej dy ndeshjesh në kampionat, ndërsa në mesjavë Ajax i mori një barazim në “Allianz Arena” për “Champions League”. Bavarezët kanë shansin që kundër Myncheglab në shtëpi të rikthehen te tre pikët.
Ndryshe qëndron situata për kryesuesen e kampionatit, Dortmundin, skuadrën verdhezi që synon fitoren e tretë radhazi në “Bundesligë”. Sot pret Augsburgun në “Sigan Iduna Park”.
Në “Premier League” Manchester United pret në shtëpi Neëcastelin e Benitez. Një përballjë e vështirë për skuadrën e Jose Mourinho-s, që sipas mediave angleze nuk do t’I shpëtojë shkarkimit pavarësisht rezultatit të këtij takimi.