Shiroka mbetet vendi i preferuar i qytetarëve shkodran dhe jo vetëm. Të shumtë janë ata qytetarë të cilët kanë zgjedhur të dalin shëtitje përgjatë bregut të liqenit duke shijuar edhe rrezet e ngrohta të diellit. Të shoqeruar nga familjarët apo miqtë e tyre, qytetarët shprehen se Shiroka mbetet gjithmonë alternativa e duhur për të kaluar ditët e pushimit larg punës apo edhe zhurmave të qytetit.

Ndërkohë nuk mungojnë as turistët e huaj të cilët kanë zgjedhur Shirokën për të vizituar këtë fundjavë.

Qytetarët shkodran por edhe turistët e huaj zgjedhin Shirokën për të kaluar disa orë ndryshe duke shijuar bukuritë e saj, ajrin e pastër dhe qetësinë që kjo zonë të ofron.

Artikulli paraprak“MALI I ZI NË FOTOT E STUDIOS MARUBI”
Artikulli tjetërRAMA: VIZITE KRENARIE PËR SHQIPËRINË NË JAVËN E KOMBEVE TË BASHKUARA