Një ndër ndryshimet e mëdha që janë bërë në sistemin arsimor të vendit është edhe heqja e celularëve nga shkollat, si për fëmijët ashtu edhe për mësuesit.
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takimin me mësuesit e punësuar në bazë të meritës në portalin “Mësues për Shqipërinë”, përshëndeti këtë urdhër të ministrisë së Arsimit.
“Jo celular në shkollë as për nxënësit dhe as për mësuesit. Ata do t’i dorëzojnë në fillim të mësimit dhe i marrin në fund. Në muajin e parë do jetë muaj edukimi, në muajin e dytë celularët që përdoren jashtë rregullit në shkollë, hidhen në plehra,
nuk i kthehen më atij që i ka, pasi janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor”, theksoi Rama.
Kryeministri njoftoi se po përgatitet vendimi për heqjen e celularëve edhe nga institucionet e shtetit, të cilat tha ai, janë bërë si klube interneti për të gjithë.