Një gjurmë gishti e ka tradhtuar një të ri nga Vlora, i cili ka përfunduar në paraburgim me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda për dyshimet se është i përfshirë në rrjetin që do të trafikonte 1.3 ton drogë drejt Italisë.

Skerdi Sina është personi i pestë nën akuzë pas aksionit të zhvilluar në Kavajë në korrik ku u bllokua 1.3 ton hashash i braktisur në dy automjete. Por pavarësisht shenjat papilare kundër, dëshmia e të dyshuarit ka befasuar trupën gjyqësore. Ai ka mohuar përfshirjen dhe njohjen me të tjerët duke shtuar se shenjat e gishtave i kanë ngelur në skafin e bllokuar, pasi me herët disa persona të panjohur i kishin kërkuar ndihmë për ta shtyrë mjetin lundrues. Ky justifikim është i pabesueshëm për hetuesit përderisa vëllai i tij, Ergys Sina, është lakuar më herët nga dy të dyshuar të tjerë, si personi që kishte blerë njërin nga automjetet e bllokuara me drogë dhe që më pas ishte zhdukur duke mos ndryshuar pronësinë. Prokuroria ka dyshime se një grup trafikantësh duke përdorur këtë skemë pra duke blerë mjete të cilave nuk u ndryshonte dokumentacionin, ka transportuar ngarkesa drogë që do të trafikohej në Itali. Si transportues ka dyshime që u përdorën tre shokët Kejvi Hajdari, Roland Hysenbelliu dhe Joni Sadikaj. Përmes frazave që ngjajnë më shume si batuta edhe tre të rinjtë pretendojnë se janë arrestuar aksidentalisht. Sipas tyre edhe pse kanë provat kundër, ata ndaluan para një postblloku të policisë për ta pyetur për rrugën e kthimit pasi kishin darkuar në Kavajë. Për 1.3 tonëshin e hashashit mbahet në paraburgim edhe Aristotel Kasaj ish-pronari i parë i njërës prej makinave të shitura tek Arvis Muçaj, i cili ia kishte shitur një të treti, emri i të cilëve gjendet tek lista e të kërkuarve.

Artikulli paraprakLIVING – GO4PEACE
Artikulli tjetërNGJARJET KRIMINALE, ISH-MINISTRI TEKNIK: REAGIM SA NUK ËSHTË VONË