Tetë fëmijë, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje, vdiqën në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, në një nga bombardimet izraelite. Ata ishin pjesë e familjes al-Bakri, emrat e tyre ishin Dyala (2 vjeç), Ayman (3), Hamada (5) dhe Zaher (2), si dhe Oudai dhe Jamal Abou Al-Naja dhe Nabil dhe Acil.
“Ata ishin në gjumë kur shkatërruan shtëpinë, e cila u shemb mbi kokat e tyre”, tha për agjencinë AFP, Abu Mohammad Wafi al-Bakri.
Sipas dëshmitarëve, ata ishin të gjithë në katin e parë të shtëpisë familjare trekatëshe. Babai Xhihad al-Bakri ishte larguar nga shtëpia “dhjetë minuta para bombardimit për të kërkuar ujë”, thotë gjyshi.