Janë gjendur ditën e sotme trupat e pajetë të 28 emigrantëve në bregdetin libian.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet libiane, të cilat kanë njoftuan sot kanë gjetur në bregun perëndimor të vendit trupat e pajetë të 28 emigrantëve, pasi varka me të cilën lundronin ishte fundosur.

Mësohet se kjo është tragjedia me e fundit që prek emigrantët që gjejnë rrugë nga më të rrezikshmet drejt Europës.

Sipas VOA, autoritetet thanë se fundosja e varkës mund të ketë ndodhur disa ditë më pare teksa shtuan se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

Sakaq sjellim në kujtesë se kjo tragjedi vjen pasi 160 emigrantë të tjerë humbën jetën brenda një jave në incidente të ngjashme. Kjo ndodhi e çon në 1500 numrin total të emigrantëve që kanë humbur jetën këtë vit.

Artikulli paraprakEPIKE/ STAFI ORGANIZUAN FESTËN E KRISHTLINDJEVE PA SHEFIN, AI I ‘KAP MAT’ PËRMES KAMERAVE DHE…
Artikulli tjetërPSE FJALIMI I MBRETËRESHËS THEU REKORD SHIKUESHMËRIE NË NATËN E KRISHTLINDJEVE?