Nuk arriti ta kalonte edhe këtë pengesë, më të madhen e jetës së tij. Ish-sulmuesi italian, Gianluca Vialli ndërron jetë në Londër, pasi sëmundja e kancerit iu rikthye disa javë më parë.

Gianluca Vialli ishte vetëm 58-vjeç, ndërsa ka një karrierë shumë të pasur si futbollist me Sampdorian, Juventusin e Chelsean. Ai ka qenë gjithashtu një nga sulmuesit më të talentuar të Italisë pas viteve ’90-të.

Betejën me tumorin në pankreas e nisi në vitin 2017, ndërsa pak ditë më parë njoftoi largimin nga stafi i Italisë ku ishte zëvendës i Roberto Mancinit, me të cilin ka luajtur për shumë vite te Sampdoria.

Artikulli paraprakGJYSMË MILLIARD EKSPORTE BUJQËSORE GJATË 2022! PRODUKTET MË TË EKSPORTUARA PJEPRAT, SHALQINJTË, DOMATET DHE BIMËT MEDICINALE
Artikulli tjetërRAMA TAKIM KOKË MË KOKË ME BEGAJN, GATI NDRYSHIMI I DISA AMBASADORËVE