Lajm i trishtë për basketbollin shqiptar. Arbitri Daniel Aliaj ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.
Lajmin e bëri publik Federata Shqiptare e Basketbollit me anë të një postimi në “Facebook” ku arbitrin e vlerësojnë si një djalë i cili ishte shumë energjik dhe kishte shumë ambicie.
NJOFTIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT:
“Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim , ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare.
Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar.
Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!
Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel!
Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt!”