TË FTUAR SPECIAL, E ARDHMJA E VLLAZNISË, PRETENDIMET E BOKSIT.“Star Sport”, Rubrika Sportive në Star Plus Televizion ka ardhur me të ftuar specialë për zhvillimet e fundit sportive. Fillimisht vëmendja i është kushtuar Vllaznisë, fitoren me Apoloninë dhe pritshmëritë për ndeshjen me Elbasanin.

Për të folur për këtë ka qenë i ftuar, administratori i Vllaznisë, Neritan Kalmashi. 

Në pjesën e dytë të emisionit i është kushtuar një vemendje, incidentit të ndodhur në kategorinë e parë, të futbollit, ku i ftuar ka qenë, vëzhguesi i kësaj ndeshjeje, Astrit Dërvishi, si dhe lojtari Senad Lekaj. Po ashtu, pjesa e tretë e emisionit, ka folur e gjitha për ek ipin  e boksit të Vllaznisë, të cilët janë duke u përgatitur për Kupën e Republikës që do të zhvillohet në Shkodër. Për pretendimet e kuqebluve, kanë folur dy boksierët, Kristian Demaj, Emiliano Çekini. 

“Star Sport”, do të vijë të hënën me të tjera zhvillime dhe të ftuar specialë. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/OzFMEwn_RXo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSERBI-SHQIPËRI, SOT VENDIMI I APELIT
Artikulli tjetërPROJEKTI STADIUMIT, FRD KUNDËR BASHKISË