Një raport i ri mbi ferrin e flakëve që përfshinë kullën Grenfell të Londrës, ku në 2017-tën vdiqën 72 vetë, tregon se zjarrfikësit bënë një gabim i cili rezultoi fatal për shumë prej viktimave.
Ata akuzohen për keqmenaxhim të rëndë të situatës, duke përfshirë këtu ngadalësinë e reagimit në numrin e emergjencës, trajnimin e pamjaftueshëm për raste kaq ekstreme dhe sidomos këshillat e dhëna banorëve të kullës që të mos dilnin nga apartamentet e tyre.
Këto të fundit, u kthyen në një kurth vdekjeprurës për dhjetëra viktima, që nuk patën më asnjë mundësi shpëtimi, por mbetën të mbërthyer aty mes flakëve. Raporti e pranon kurajon e treguar nga një pjesë e zjarrfikësve, atyre që hynë në kullën që digjej, por nënvizohen gjithashtu edhe shumë gabime.
Grenfell Tower ishte një qiellgërvishës mjaft popullor në veri të Kensingtonit në Londër. Zjarri shkatërrimtar nisi në katin e saj të katërt, nga defekti i një frigoriferi, por u përhap me shpejtësi në pjesën e jashtme të saj, për shkak të materialeve të përdorura për rinovimin e fasadës.