Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për rëndësinë e Referendumeve në Shqipëri.
Meta deklaroi se mungesa e referendumeve dhe shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës janë arsyeja se përse Shqipëria ndodhet në këtë situatë që është sot.
Meta: Me referendumet populli shqiptar ka shkëlqyer. Një politikan si puna ime pas 32 vjetësh e ka shumë të sinqertë këtë konkluzion. Unë jam një politikan që edhe më kanë besuar edhe u kam besuar. Referendumi është e vetmja garanci.
Gazetari: Më jepni një ngjarje të këtyre viteve që meritonte të shkonte në Referendum?
Meta: Ka shumë çështje që duhet të shkonin në Referendum.
Gazetari: Ndryshimet kushtetuese?
Meta: Sa i përket ndryshimeve kushtetuese dua t’u them se asnjë ndryshim kushtetues me këto që na kanë ndodhur ne sidomos nga 2008-ta ku u bë metodë shkelja e Kushtetutës, asnjë ndryshim Kushtetues nuk duhet bërë pa referendum. Ne jemi në këtë situatë sepse ne kemi injoruar rëndësinë e Kushtetutës si garancia më e fortë jo vetëm juridike, por në të gjitha aspektet.
Gazetari: Anëtarësimet në organizatat e rëndësishme evropiane duhet të përfshihen në Referendum? NATO-BE psh?
Meta: Për në BE kjo shkon 99%, për Ballkanin e Hapur sigurisht që duhet të shkojmë në Referendum.