Gjykata e Korçës ka vendosur 17 vite burg për Spiro Xholin dhe 14 vite për David Myrte, të cilët janë autorë të vrasjes me mjete të forta të 42-vjeçarit, Zarif Alliu, ndodhur fshatin Braçajn të Devollit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Bracajn të Devollit, në Mars te vitit 2017 pas një konflikti për prishjen e pazareve të drogës.

Sipas hetimeve të prokurorisë, ngjarja ka ndodhur për çështje droge, pasi autori i vrasjes i kishte viktimës 12 mijë euro borxh për transportin e drogës nga Kufiri i Gjelbër.

Sherri me mjete të forta ka ndodhur në 18 Mars në fshatin Bracanj ku si pasojë, mbeti i vrarë Zarif Alliu, si dhe u plagos rëndë një tjetër person.

Artikulli paraprakMERR PËRMASA MË TË MËDHA ZJARRI NË PYJET E NIKOLICËS
Artikulli tjetërÇËSHTJA E DETIT ME GREQINË, RAMA: SHPRESOJMË TË GJEJMË NJË ZGJIDHJE KONSENSUALE