Ndalon për të ngarkuar rimorkion e një mjeti tjetër, e zë vinçi, vdes 42-vjeçari.

Ngjarja është regjistruar në territorin grek ku një mjet vinç ka kaluar kufirin për të marrë rimorkion e një mjeti tjetër i cili ishte djegur aksidentalisht. Teksa po bëhej zhvendosja vinçi ka goditur 42-vjeçarin i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në dalje është paraqitur shtetasi A.D, 42 vjeç, banues në Bilisht së bashku me kamionin e tij me targë DV2003 A. Për këtë shtetas janë kryer gjithë procedurat e nevojshme të regjistrimit, për të bërë daljen drejt tokës greke.

Rreth 1 km larg doganës greke, vend ku 42 vjeçari kishte ndaluar për të ngarkuar rimorkion mjetit tjetër, humbi jetën aksidentalisht.

Artikulli paraprakMISTERI I AUTORIT TË SULMIT NË TURQI, I DYSHUARI THJESHT I NGJANTE
Artikulli tjetërNISIN RESHJET PARA TË BORËS NË VERI TË SHQIPËRISË