Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Një punonjës i Sektorit të Ndriçimit ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Artikulli paraprakCELIBASHI PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT: RREZIKOHET KORRUPSION DHE NEPOTIZËM NËSE…
Artikulli tjetërARRESTIMI I NËNËS LEHONË, SPIROPALI-OPOZITËS: S’PËRDORIM ÇËSHTJE TË TILLA PËR POLITIKË! GRUAJA TË LIROHET QË SOT