KY AKTIVITET DO TË ZHVILLOHET NGA 10-20 DHJETOR NË MAROK. Së shpejti do të ketë një takim mes përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe autoritetit më të lartë të futbollit botëror, FIFA, për të vendosur nëse do të zhvillohet apo jo Botërori i Futbollit për Klube, i programuar nga 10-20 Dhjetor në Marok, kjo për shkak të virusit vdekjeprurës të Ebolës.

“Duhet bërë diçka”, ka thënë Michel D’Hooghe, president i Komisionit Mjekësor të OBSH-së, pasi theksoi përhapjen e sëmunjes veçanërisht në kontinentin afrikan. FIFA është në kontakt të vazhdueshëm me OBSH për të siguruar informacionet mbi protokollin që do të duhet ndjekur. Mes skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin për Klube do të jenë edhe Reali i Madridit dhe San Lorenzo.Ndërkohë, Maroku ka konfirmuar se nuk dëshiron të organizojë Kupën e Afrikës në futboll, që është programuar nga 17 Janari deri në 8 Shkurt, kjo për shkak të epidemisë së Ebolës. Lajmi bëhet i ditur nga qeveria marokene, përmes Federatës së Futbollit, me një letër të dërguar Konfederatës së futbollit afrikan, të cilës i ka propozuar si alternativa shtyrjen apo anulimin e turneut.

 

 

 

Artikulli paraprakBASKETBOLL, VLLAZNIA NIS ME FITORE KAMPIONATIN
Artikulli tjetërSHKOLLA “MARK LULA” ENDE PA DATË FILLIMI