Një emigrant shqiptar aksidentohet për vdekje në Itali, Ngjarja ka ndodhur dje.
Sipas medieve lokale, mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur një 65-vjeçar me iniciale T. A.
Shqiptari që humbi jetën banonte prej vitesh në Montalbano Jonico afër provincës së Materas. Aksidenti ka ndodhur kur shqiptari po ecte në këmbë afër një rrugë, por ky moment ka përfunduar fatal pasi u përplas për vdekje nga një makinë tip “Benz”.
Siç raportojnë mediat e vendit fqinj përplasje ka qenë shumë e fortë saqë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme emigrantit shqiptar në Itali.
Autoritetet kanë nisur një hetim për aksidentin, i cili i mori jetën shqiptarit.