AKOMA NUK KA NJË VENDIM KONKRET, PRITEN LËVIZJE. Ecuria negative e skuadrës së Vllaznisë ka bërë që bordi drejtues i ekipit të mblidhet sërish, në shumë pak ditë nga mbledhja e kaluar.
Sigurisht, pesë humbejt radhazi nuk kanë lënë asnjë shije të mirë dhe kjo bën që situata të jetë alarmante. Nisur dhe nga diskutimet e fundit, qëndrimi me nota negative i specialistëve dhe tifozëve bën që trysnia të jetë akoma më e madhe. Siç mësohet, bordi është ndalur në një diskutim për gjithë situatën për tu analizuar se çfarë është duke ndodhur dhe ku duhet të ndërhyhet për zgjidhjen e problemit. Bordi i përbërë nga këshilltarët e Bashkisë së Shkodrës janë duke u gjendut përballë 5 humbjeve radhazi dhe vetëm një humbje kanë për të arritur rekordin e kompanisë “Gea Sport” që drejtoi ekipin në fazën e parë. Ndërhyrja e tyre solli 5 fitore radhazi dhe tani ka sërish oshilacione që janë të pakuptueshme. Tashmë janë duke lindur e qarkulluar shumë ide, që nga shkarkimi i trajnerit dhe stafit Italian si dhe largimi i atyre që nuk janë dukë bërë maksimumin apo nuk janë në shërbim të ekipit. Por bordi tashmë gjendet përballë disa faktorëve. Së pari, ai ka të drejtë të emërojë apo shkarkojë administratorin e ekipit, i cili më pas ka të drejtë të emërojë apo shkarkojë pjesën tjetër përbërëse të ekipit. Pork j duhet parë se çfarë të drejtash të tjera ka bordi, apo ato janë të deleguara për presidentin e ekipit që aktualisht është kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka. Ndaj përgjegjësitë në vendime duhen ndarë një herë e mirë për të kuptuar se kush duhet tëmarrë vendimet e duhura për ekipin. Mëgjithatë gjatë këtyre ditëve pritet një qëndrim public nga ana e bordit drejtues të Vllaznisë për të sqaruar pozicionin dhe marrë përgjegjësitë që i takojnë.