Edhe besimtarët e krishterë në Kosovë sot festojnë Krishtlindjet, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Mesha qendrorë e Krishtlindjes u mbajt në orët e para të datës së sotme në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtina ku u përçuan mesazhe paqeje dhe bashkimi.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën e Krishtlindjes iu është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje për vepra të mira e dashuri për Zotin. Ai ka thënë se shoqëria do të ishte më e mirë dhe nuk do të kishte mosmarrëveshje, po të ishin të bashkuar.

Artikulli paraprakIPESHKVI I LEZHËS: NË KËTË VEND MBIZOTËRON KORRUPSIONI DHE PALIGJSHMËRIA
Artikulli tjetërFESTAT E FUNDVITIT/ FLUKS NË KAPSHTICË PËR KRISHTLINDJET, JA SA SHTETAS HYNË NË 24 ORËT E FUNDIT