Dy ministra zviceranë kanë mbështetur dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri të cilët festuan me simbolin e shqiponjës golat e shënuar kundër Serbisë në ndeshjen e së premtes 22 qershor 2018.

FIFA ka hapur hetim disiplinor ndaj dy futbollistëve shqiptarë, ndërkohë ministri zviceran i Sportit, Guy Parmelin, është shprehur: Çdo kush që përjeton atmosferën elektrizuese të lojës, vlerëson më shumë performancën e skuadrës dhe mund të kuptojë emocionet që kaplojnë lojtarët”

Deklarata është bërë për gazetën Neue Zurcher Zeitung (NZZ).

Edhe ministri i jashtëm Ignazio Cassis ka shprehur përkrahjen dhe simpatinë e tij. “Nuk kam dyshim që mund të përjetosh emocionet patriotike për tokën tënde, dhe të mos harrosh rrënjët nga ke ardhur” ka thënë ai.

FIFA thotë se lojtarët janë fajtorë për provokim të publikut dhe mund të përballen dhe me masën e ndëshkimit, atë të pezullimit. Ndërkohë presidenti i Federatës së Futbollit Zviceran, Peter Gillieron, tha se shpresonte që çifti do të çlirohej nga akuzat.

“Do të ishte një çekiç nëse do të pezulloheshin” tha ai, shkruan Reuters.

Zvicra fitoi kundër Serbisë me rezultatin 2 me 1 të premten në një ndeshje që nxiti shume emocione e reagime ne Serbi dhe në Kosovës. Golat për Zvicrën u shënuan nga futbollistët Xhaka e Shaqiri.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT ME BE, TË MARTËN QEVERIA E HOLANDËS E THOTË FJALËN E FUNDIT PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërARRESTOHEN 28 POLICË. AKUZOHEN PËR PËRFSHIRJE NË VRASJE