Gjermania po përgatitet t’i japë fund kufizimeve të Covid-19. Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann në një intervistë për gazetën ”Rheinische Post” deklaroi se heqja e kufizimeve do të varet vetëm nëse vendi nuk do të përballet me variante të reja të koronavirusit që mund të ndryshojnë tërësisht situatën.

”Mendoj se në Mars kufizimet do të hiqen”, deklaroi ai. Megjithatë Buschmann nënvizoi se ky vendim do të merret vetëm nëse rastet e reja me Covid-19 do të fillojnë të bien nga mesi i Shkurtit ashtu siç është parashikuar nga instituti gjerman “Robert Koch”.

Deklaratat e ministrit gjerman vijnë dy javë përpara se Kancelari Olaf Scholz dhe krerët e 16 landeve do të takohen për të diskutuar mbi strategjitë e pandemisë më 16 Shkurt. Në Gjermani, vendosja e kufizimeve gjatë pandemisë i takon secilit prej 16 landeve të vendit, megjithëse qeveria federale ka qenë në bashkëpunim me Kryeministrat e landeve për të koordinuar politikën e shëndetit publik.

Artikulli paraprakLSI I KTHEHET BASHËS: QYLAXHIU BRAVA AS QË NUK DO TË EKZISTONTE PA NE. DO TË ISHTE ASGJËSUAR POLITIKISHT
Artikulli tjetërKËSHILLIMI KOMBËTAR/ RAMA TREGON SA QYTETARË KANË DHËNË MENDIMIN E TYRE PËRMES PLATFORMËS (SHIFRA)