Pas Britanisë, edhe Italia shqyrton mundësinë e daljes nga Bashkimi Evropian.

Lideri i Lidhjes së Veriut në Itali, Matteo Salvini ka mbajtur sot një konferencë shtypi mbi rezultatin e Referendumit në Britaninë e Madhe. “Tani na takon ne, është shprehur ai. Do të provojmë dhe ne daljen e Italisë nga Bashkimi Evropian. Do të provojmë RENXIT. Nga Britania e Madhe ka mbërritur një shuplakë e fortë ndaj politikës italiane e ndaj Renzit, Montit, Napolitanos etj”, ka thënë aiSalvani ka shtuar se do të rishikojnë traktatet e BE-së. “Lidhja e Veriut ka nisur një sondazh mbi mënyrën se si do të votonin italianët sot në rast se një referendum i tillë do të bëhej në Itali. Pasdite do të mund të kemi rezultatin, është shprehur ai. Duhet të rishikojmë të gjitha traktatet e bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakQË TË MOS BËHENI SPEC TË KUQ, JA ÇFARË DUHET TË DINI PËR NXIRJEN E LËKURËS
Artikulli tjetërTË PERSEKUTUARIT E SHKODRËS PËRKUJTOJNË TË VRARËT NË KUFI