Delegacioni izraelit nuk do të shkojë nesër në Kajro për të marrë pjesë në vazhdimin e negociatave që synojnë arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin, që do të rezultonte me lirimin e të burgosurve izraelitë.

Egjipti dhe Katari po përpiqen t’i zhbllokojnë negociatat dhe bisedimet e nesërme duhet të fokusohen në aspektet humanitare të marrëveshjes. Shefat e Mossadit dhe këshilltari diplomatik i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ishin dje në Kajro dhe morën pjesë në negociata. Një burim nga zyra e kryeministrit tha për The Times of Israel se ata dëgjuan vetëm propozimet në takim.

Netanyahu thotë se nuk sheh asnjë kuptim të dërgojë përsëri delegacionin derisa Hamasi të ndryshojë kërkesat për lirimin e të burgosurve. Ndryshe, mediat gjatë ditës së djeshme kanë raportuar se edhe zyrtarë të CIA-s gjenden në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo

Artikulli paraprakNESËR BLINKEN VIZITON TIRANËN, RAMA: KA RËNDËSI TË VEÇANTË
Artikulli tjetërNË DASHURI MUND TË KENI DISA PROBLEME, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT