Ashtu si edhe në qytete te tjera të vendit, në Shkodër mbremja e se martës ka qënë e vecante. Shprehje të të përndjekurve politike te cilet vuajten nga regjimi komunist janë publikuar ne instalacione në murin e godinës së Qarkut të Shkodrës.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e pranishme ne kete aktivitet eshte shprehur se keto aktivitete na sherbejne të njohim më mirë të kaluarën.
Një dëshmi e gjallë, një histori e trishtë, është edhe ajo e Fatbardha Saracit nje ikone dhe personazhi qe flet shumë për vuajtjet e regjimit komunit, por ajo ka një mesazh për klasën politike dhe për hapjen e dosjeve.