Edhe policia private e angazhuar kundër kanabisit

Policia e Shtetit dhe Ushtria nuk do jenë të vetëm në luftën kundër kultivimit të kanabisit Përgjegjësi do të mbajnë edhe 9 mijë punonjës të kompanive private për sigurinë fizike. Deklaratën do e firmosin dhe policët privatë Në kuadër të masave për prandalimin e kultivimit të kanabisit, Policia e Shtetit ka urdhëruar kompanitë private të ruajtjes fizike dhe vlerave monetare që të gjithë punonjësit e tyre të firmosin një deklaratë. Në këtë deklaratë këta punonjës duhet të raportojnë menjëherë në Polici nëse në territorin që ruajnë dhe në territorin pranë familjes së tyre kultivohet kanabis. Altin Qato, Drejtori për Rendin dhe Sigurinë tha gjatë një takimi në Drejtorinë e Policisë Tiranë me drejtuesit teknik të këtyre kompanive se përgjegjësi do mbajë e gjithë policia private. “Nuk mundet që dikush të jetë punonjës i shoqërive private fizike, i cili implikohet në kultivimin e kanabisin, ose ku ka djeni dhe nuk informon Policinë e Shtetit. Prandaj këta punonjës duhet të përcjellin ccdo informacion që marrin te Policia. Do mbahet përgjegjësi për zonën që punonjësit tuaj ruajnë por edhe për zonat pranë familjes”, u shpreh Qato. Më herët ka qënë Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili ka kërkuar ngarkimin me përgjegjësi edhe të punonjësve të kompanive private për sigurinë fizike. Në kuadër të planit kundër kultivimit të kanabisit, Policia ka ngarkuar me përgjegjësi edhe punonjësit e policisë të cilët do të ruajnë zona të caktuara. Plani qeverisë kundër mbjelljes së kanabisit parashikon angazhimin e të gjitha institucioneve, duke filluar nga Policia, SHISH dhe deri të punonjësit e njësive administrative.

Artikulli paraprakKAPET DROGË NË BURGUN E DRENOVËS, SHKARKOHEN PUNONJËSIT
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET ME 44 KG KOKAINË NË MAKINË