Deputetët e opozitës kanë shkuar sot në Kuvend me pankarta me mesazhe kundër qeverisë.

“Na duhet qeveri, jo kartel”, “Vrasës i pluralizmit”, ‘Gjykatat e Shqipërisë, apo gjykatat e Ramës”, “Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, “Na ktheni atë që është e jona!“, janë disa nga mesazhet që kanë zgjedhur opozitarët sot, në kuadër të protestës së tyre që vijon prej disa kohësh.

Ndërkohë, disa deputetë kanë zgjedhur që të bllokojnë në rresht foltoren, duke mbajtur në duar dhe pankarta të vogla, si shenjë e skenarit të bllokimit të punimeve të Kuvendit.

 

Artikulli paraprakAPELI I GJKKO LË NË ‘ARREST SHTËPIE’ BERISHËN, AVOKATI: BETEJA VAZHDON
Artikulli tjetërOPOZITA VIJON ME SKENARIN E BLLOKIMIT, MBYLLET PËR 11 MINUTA SEANCA! SOCIALISTËT VOTOJNË LIGJET MES ZHURMUESVE