Vllaznia ka një aset shumë të madh, fjala është për Akademinë e Futbollit, pasi çdo vit nxjerrë talente të rinj që i bashkëngjiten ekipit të parë.

Skuadra shkodrane ka humbur disa nga futbollistë e rinj ndër vite, por tashmë nuk do që të përsëriten më raste të tilla.

Kështu pas firmës së kapitenit Rahova, të Lekajt e Repajt, Vllaznia ka firmosur këtë të hënë edhe me dy futbollistë të tjerë të ekipit U-19 të Akademisë së saj.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 17 vjeçar Egzon Shimaj dhe sulmuesin 18 vjeçar Kamelio Palushani.

Ndonëse nuk bëhet e ditur në komunikatën zyrtare të klubit për kohëzgjatjen e këtyre kontratave, ata mësohet se janë afatgjata sepse klubi shkodran ka ndër mend të “blindojë” lojtarët e talentuar të Akademisë së tij.

Ja çfarë shkruhet në faqen zyrtare të klubit në lidhje me kontratat e firmosura sot:

“Në Klubin e Futbollit Vllaznia ka vijuar puna edhe sot me firmosjen e kontratave me futbollistët e spikatur të ekipit U-19 të Akademisë së tij.

Këtë herë ka qenë rradha e dy futbollistëve të tjerë për të hedhur firmë në kontratat e ofruara nga ana e drejtuesve të klubit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Egzon Shimaj që njëkohësisht është edhe kontigjent i ekipit kombëtar të kësaj grupmoshe si dh

e për sulmuesin Kamelio Palushani i cili sezonin e kaluar ka qenë shënuesi më i mirë i ekipit dhe po ashtu edhe sivjet po spikat me lojën dhe golat e tij.

Firmat me këto lojtarë kanë ardhur pas propozimit të bërë nga vetë drejtuesit e Akademisë dhe natyrisht që konsiderohen dy sportistë me të ardhmen që premtojnë shumë për ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë”.

Artikulli paraprakSHIRQ, SHKOLLA “PJETËR GACI” JASHTË STANDARTEVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA DO ARBITRA TË HUAJ, BEFASON FSHF