Këngëtarja shqiptare, Tuna, duket se Shën Valentinin e ka kaluar në mënyrë mjaft romantike.

Të paktën kështu vërehet nga rrjeti social i këngëtares, Instagram, ku këngëtarja ka postuar një fotogarfi me 100 trëndafila. Kjo duket të ketë qenë dhurata dhe urimi nga i dashuri i saj, hip hop ylli i Babastars, Cozman. Përtej luksit dhe dhuratave të shtrenjta, duket se reperi ka vendosur për diçka simbolike, që pa dyshim se e ka bërë këngëtaren të ndihet mirë. “Edhe një jetë e tërë s’do ishte e mjaftueshme për të të dashuruar. 100 trëndafila”, ka shkruar Tuna në Instagram. Tuna dhe Cozman tash e dy vjet e gjysmë janë bashkë dhe duket të kenë gjetur veten tek njëri tjetri, pasi deri tash kanë pasur një jetë shumë stabile në çift, e që rëndom ndodh rallë tek artistët tanë.

Artikulli paraprakNora me trëndafila për Shën Valentin
Artikulli tjetërNjë diamant për Shën Valentin…dhurate përfekte