Edi Rama i përgjigjet ambasadorit Lu: E ulët të akuzosh Saimir Tahirin dhe policinë

Kryeministri Edi Rama foli sot për herë të parë në Asamblenë e Partisë Socialiste për shumë të kërkuarin Klemend Balili, ose siç është cilësuar nga mediat e huaja, “Eskobari i Ballkanit”. Ai tha se nuk pranon që të goditet një ministër për mos arrestimin e tij. Rama u shpreh i bindur se Klemend Balili do të arrestohet shumë shpejt, por nuk shpjegoi akuzat e ambasadorit amerikan Lu, që ai është lënë nga policia “të livadhisë” 7 muaj rresht që nga koha kur Interpoli ka kërkuar arrestimin e tij. “Unë refuzoj ngado që të vijë qoftë nga sharlatanët qoftë nga dashamirësit, të goditet ministria e Brendshme dhe policia e shtetit për Klement Balilin. Nuk dua të më japin leksione askush. Klemend Balili është në kërkim, siç janë në kërkim bosat në Amerikë, e gjithë botën. Deri dje nuk do ishte në kërkim, por do ishte duke ngrënë qengja. Sot është i fshehur vrimave dhe herët ose vonë do të shkojë prapa hekurave. Është e ulët të akuzosh ministrin e Brendshëm dhe policinë, pse nuk arrestohet sot një kriminel. Mund të kritikosh, mund të kërkosh llogari, mund të bësh hetim, por nuk mund të dalësh. Bosët e krimit nuk i sollëm ne në 2013, por i gjetëm këtu”, tha Rama për këtë çështje.

Artikulli paraprakPOLICIA BIE NË GJURMËT E SHQIPTARIT MË TË KËRKUAR NGA EUROPOL
Artikulli tjetërPLAGOSJA E POLICIT, ÇAKO: AUTORI ME PRECENDENTË, POR I LIRUAR NGA GJYKATA