Kryeministri Edi Rama a foli edhe për deklaratën e presidentit Ilir Meta për vetëvrajen duke thënë:
“Zoti Kadri çe ka shtyrë vallë Presidentin të mendojë vetëvrasjen. Kadrinjtë japin opinione, kurse Shqipëria juaj e Kadrinjeve nuk i intereson”, u shpreh Rama.
“Sot mbaron ecja jonë në majë të gishtave dhe nis një ofensivë frontale. Kohët e fundit e kemi kafshuar shpesh gjuhën për ata që e duan Shqipërinë shesh për përsheshin e tyre.
I kemi parë sulmet e tyre ndaj vendit, kur kanë sulmuar qeverinë duke eskportuar nëpër botë shfaqjet e turpshme, kur kanë sulmuar prokurorinë e shtetit dhe vetë reformën në drejtësi sa herë vettingu nxjerr nga pallati shërbëtorët e tyr. I kemi parë kur kanë sulmuar Shqipërinë në çdo kanal të huaj kur kanë pasur mundësi të fusin hundët e tyre.
U kemi ofruar sa kemi mundur bashkëpunim për reformën zgjedhore dhe jo vetë. Kemi duruar baltën, vezët dhe bojën e dëshpërimit të tyre mbi fytyrat tona. Në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë kanë vendosur që ta bëjnë Shqipërinë që të duket ai vendi i mbytur. Në vend që të vinin mend kanë dalë deri në pikën kur duan ta kthejnë disfatën e tyre në disfatë të Shqipërisë.
Ta harrojnë pushtetin në tavolinë. Nëse ata nuk e kanë për gjë të tradhtojnë zgjedhësit e tyre, ne nuk kemi mandat për të lëshuar nga dora por vetëm kontratë për të zbatuar me njerëzit këtij vendi.
Un ë kam bërë edhe gabim por kurrë nuk do t’i tradhtoj ata që më kanë dhënë besimin për të bërë Shqipërinë që duam vetëm zyra është e imja, pushteti është i juaji, i studentëve që na dhanë shuplakën e vyer, por treguan se veç nesh askush nuk mund të zgjedhë punë”, tha kryeministri.